Si të mbrohemi nga Covid-19

Si të mbrohemi nga Covid-19

YWCA ka dizenjuar një broshurë të lidhur me mbrojtjen nga Covid-19. Individët me të ardhura të pakta konsiderohen si një grup shumë vulnerabël dhe i rrezikuar ndaj virusit. Kështu, broshura shpjegon disa masa parandaluese, si dhe simptomat shoqëruese. Duke qenë se target grupi ka vështirësi në të kuptuarin e informacionit, tek materiali është përdorur një gjuhë sa më e thjeshtë. Në një pjesë të konsiderueshme të broshurës janë përdorur figurat,  të cilat rishpjegojnë edhe një herë pjesët e shkruara.