Aktivitetet në kuadër të projektit për fuqizimin e komuniteteve rurale

Aktivitetet në kuadër të projektit për fuqizimin e komuniteteve rurale

YWCA of Albania në vijimësi të zbatimit të projektit: “Fuqizimi i komuniteteve rurale për të ndërtuar partneritete të vlefshme me qeveritë lokale rurale për të siguruar mirëqeverisjen”, ka organizuar gjatë muajve shkurt-mars 2019 disa takime pranë Njësive Administrative Roshnik, Gjinar, Bradashesh dhe Otllak për të diskutuar për detyrat e dhëna nga ëorkshopet e mëparshme. Në këto takime u finalizua rregullorja e partneriteteve, ku u përzgjodhën kryetarët, nënkryetarët, anëtarët si edhe për përgjegjësitë e rolit të secilit, por edhe për sfidat dhe problematikat që kërkojnë zgjidhje si edhe hartimi i një dokumenti kërkese me rekomandimet që do të vinin në pah gjatë takimeve të ardhshme.
#YWCAofAlbania #USAID #ANTTARC