SHËNDETI I GJIRIT VARET NGA TY – NJË GJEST I THJESHTË TË SHPËTON JETËN!

SHËNDETI I GJIRIT VARET NGA TY – NJË GJEST I THJESHTË TË SHPËTON JETËN!

YWCA of Albania, për të tetin vit radhazi, në bashkëpunim me një numër partnerësh tradicionalë, si: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Spitali Hygeia, Grupi Topmedia, Bashkia Shkoder, Grupi farmaceutik La Roche dhe Novartis, Hausbrandt Caffe etj, zhvilloi fushatën për informimin dhe ndërgjegjësimin e grave e të vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit. Aktiviteti u organizua këtë vit në qytetin e Shkodrës, ku pjesëmarrja e lartë tregoi interesin për ndërgjegjësim për parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Këtë vit ajo u zhvillua nën moton:
Shëndeti i gjirit varet nga ty – një gjest i thjeshtë të shpëton jetën!