Nisma “Unë Dhuroj…” për “Çdo fëmijë Rom në kopsht”

Nisma “Unë Dhuroj…” për “Çdo fëmijë Rom në kopsht”

Në këto ditë të para të kopshtit u hapën dyert edhe për fëmijët Rom të rregjistruar për herë të parë, nga koordinatorët e YWCA në Qarqet Durrës, Lezhë, Berat e Shkodër në kuadër të projektit “Çdo fëmijë Rom në kopsht”. Gjatë punës në terren me prindërit dhe fëmijët e këtij komuniteti u vu re mungesa e mjeteve didaktike apo e veshjeve për këta fëmijë. YWCA of Albania nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Intesa Sanpaolo Bank Albania, kontribuan për këta fëmijë në sajë të nismës që krijuan “Unë Dhuroj…”. Një angazhim tepër serioz e me përkushtim nga stafi i Degës Qëndrore në Tiranë dhe i Degëve Durrës, Lezhë, Berat e Shkodër bënë të mundur për çdo fëmijë Rom të integruar nga YWCA në kopsht, një pako posaçërisht për ta me mjete, veshje, këpucë, lodra etj, e ku për secilin fëmijë kishte një kartolinë urimi për një vit sa më të mbarë e me sukses. YWCA falenderon përzemërsisht Intesa Sanpaolo Bank Albania!