Ecja ndergjegjesusese kunder kancerit te gjirit!

Ecja ndergjegjesusese kunder kancerit te gjirit!

Për të gjashtin vit rradhazi, rreth 500 qytetarë dhe aktivistë të shoqërise civile kanë marshuar në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit” kundër kancerit të gjirit, një sëmundje, e cila çdo vit në vendin tonë prek dhjetëra femra.
YWCA of Albania se bashku me Ambasaden Amerikane nisi kete nisme 6 vite me pare, nisme e cila eshte mbeshtetur nga shume institucione te tjera si Ministria e Shendetesise, Grupi TOP-MEDIA, Instituti i Shendetit Publik, Bashkia e Tiranes, Spitali HYGEIA, Roche, Novartis, Credit Agicole, Tirana Bank, Rauch, Akos, AMC, etj.
Edlira Peposhi eshte nje nga grate qe e ka fituar betejen me kancerin e gjirit, edhe pse per te ka qene nje lufte me dhimbje.
“Le të përballen me ato vështirësi të kimioterapive dhe të proceseve të shërimit, sepse ja, jeta vazhdon përsëri. Do të doja njëkohësisht dhe dola të flas, për ato gra dhe vajza, të cilat e mënjanojnë dhe e neglizhojnë vizitën e mamografisë. Shkoni, vizitohuni, identikojeni sa më shpejt kancerin, sepse sa më shpejt ta identifikoni aq më shpejt do të shëroheni”, thotë Edlira Peposhi.
Drejtoresha e Shoqates Kristiane te Grave Shqiptare, Donika Godaj tha se parandalimi i kesaj semundje eshte pike kyçe per ta luftuar ate.
“Shoqata jonë e ka çuar të gjithë informacionin tek 2 mijë gra, të fshatit, të qytetit, gra rome, gra të burgosura e të tjera kategori me probleme. Numri 2 mijë, mund t’ju duket një shifër e ulët. Në raport me mijëra gra, që do të kishin pasur nevojë ta merrnin këtë shërbim”, tha Godaj.
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu tha se edhe pse shqiptaret jane sensibilizuar, ende numri i grave qe e humbasin kete lufte eshte i madh.
Ministri i Shendetesise tha se kete muaj eshte dyfishuar numri i femrave qe kryejne mamografi dhe ne liste pritje jane ende edhe 2 mije paciente.
“Për fat të keq, në Shqipëri, kancerin e gjirit, por përgjithësisht sëmundjet tumorale ne i zbulojmë në stad shumë të vonët. Mbaron ky muaj dhe janë 2 992 gra në listë pritjeje, të cilat unë dua t’i garantoj, sepse me një urdhër të nxjerrë dy ditë më parë, kjo listë do të marrë shërbim muajin e ardhshëm”, tha ministri Ilir Beqja.
Ne kete aktivitet ishin te pranishem perfaqesues te bashkise, deputete te mazhorances dhe te opozites, te cilet jane bashke ne luften kunder kancerit te gjirit.