Na Ndiqni:

Kush Jemi

Home Kush Jemi

Kush Jemi

Fillimet e Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare (Young Women’s Christian Association of Albania – YWCA of Albania) janë në vitet 1997-1999, periudhë që shkon prej regjistrimit të saj ligjor në gjykatë e deri në nisjen e veprimtarisë aktive.

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare u themelua si degë kombëtare e Ëorld YWCA – organizata ndërkombëtare më e vjetër e grave në botë (1894) – për t’u bëre më pas (1999) anëtare e saj me të drejta të plota.

Për herë të parë në lëvizjen e grave në Shqipëri do të shfaqej një organizatë me anëtarësi e udhëheqje vullnetare, që bashkonte gra e vajza pa dallime racore, fetare, shoqërore, arsimore, profesionale etj.; e ku vullnetarizmi, si frymë dhe praktikë, do të dallohej si një prej vlerave të saj të spikatura.

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare nuk është organizatë fetare apo bamirësie. Emërtimi i saj si Shoqatë Kristiane lidhet me detyrimin statutor të arritur me marrëveshje, me qëllim që të respektohet tradita e hershme, e mbështetur mbi vlera kristiane, e shoqatave që themeluan Ëorld YWCA.

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare u krijua për të kontribuar në fuqizimin e grave dhe të vajzave shqiptare përmes mbrojtjes së të drejtave të tyre e të fëmijëve, përmes formimit dhe informimit mbi çështje me interes të drejtëpërdrejtë për to, përmes punësimit dhe shërbimeve të posaçme në ndihmë të tyre.

Shoqata synon të mobilizojë forcën e grave dhe të vajzave, që t’i angazhojë ato në çështje me rëndësi jetike për gjithë shoqërinë për të siguruar të drejta njerëzore, liri, drejtësi, dinjitet, siguri, shëndet e paqe. Ky përbën edhe misionin e përbashkët të Shoqatave Kristiane Kombëtare të Grave të Reja (YWCA) në mbarë botën.

Kontakto me Ne

Kontakto me ne cdo dite te javes jemi ne dispozicionin tuaj 

Tel +355 4 2271 642

NA KONTAKTONI TANI