Njoftim koordinator/e lokal/e!

Njoftim koordinator/e lokal/e!

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), ne kuader te projektit “Shkolla ime është nje vend i sigurtë“, financuar nga UNICEF kerkon Koordinator/e lokal/e në qytetin e Lezhës dhe Korçës , per periudhen nëntor 2019 – qershor 2020.

Projekti “Shkolla ime është një vend i sigurt“ ka në fokus krijimin e një kulture pozitive në shkollë, që do të ndihmojë në mësimdhënien frymëzuese dhe mësimnxënien angazhuese, duke parandaluar shumicën e problemeve disiplinore, atje ku mund të jenë ushtruar lloje të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve.

Te interesuarit duhet te dorezojne CV dhe Leter Interesi me email: [email protected] , [email protected] ose dorazi prane zyrave te YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tirane, brenda dt. 8 nëntor 2019.

Profili:

-Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale, edukimit dhe administrimit
-Studimet pasuniversitare do të jenë përparësi

Eksperienca  specifike :

-Njohje  shumë të mirë të çështjeve dhe dokumenteve  të lidhura me të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë të drejtat e fëmijëve
-Njohje shumë të mirë të situatës aktuale në lidhje me dhunën kundrejt fëmijëve në sistemin arsimor në Shqipëri
-Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi

Përgjegjësitë:

-Mbikqyr vijimësinë e projektit
-Prezanton iniciativën e  projektit në 5 shkollat e përzgjedhura, në bashkëpunim me stafin dhe ekspertët e YWCA
-Bashkëpunon ne koordinatorin dhe ekspertët e projektit, organizon takimet mes bashkëmoshatarëve; takimet me prindërit; monitoron “Klubin e prindërve“ etj
-Mbështet hartimin e planeve të shkollës për minigrante
-Organizon fushata ndërgjegjësuese dhe debate në media në lidhje me NSP
-Ndjek impelmentimin e projektit