Njoftim per ekspert per hartim broshure

Njoftim per ekspert per hartim broshure

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), ne kuader te projektit “Shkolla ime është nje vend i sigurt“, Financuar nga UNICEF kerkon Konsulent/ekspert për hartimin e broshurës mbi prindërimin pozitiv .Eksperti do te ofrijë konsulencën per periudhën  gusht-shtator.
Projekti “Shkolla ime është një vend i sigurt“ ka në fokus krijimin e një kulture pozitive në shkollë, që do të ndihmojë në mësimdhënien frymëzuese dhe mësimnxënien angazhuese, duke parandaluar shumicën e problemeve disiplinore, atje ku mund të jenë ushtruar lloje të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve.
Te interesuarit duhet te dorezojne CV dhe Leter Interesi me email: [email protected] , [email protected] ose dorazi prane zyrave te YWCA, Rr. ‘Him Kolli’ dq. 13, Tirane, brenda dt. 12  korrik 2019

Detyrat e ekspertit

-Hartimi dhe krijimi i broshurës  mbi prindërimin pozitiv
-Përzgjedhja e informacioneve kryesore rreth prindërimit  pozitiv
-Krijimi i bazave teorike dhe praktike rreth  prindërimit pozitiv
-Përshtatja e informacionit për prindërit
– Përdorimi i një gjuhe sa më të thjeshtë dhe të kuptueshme
-Përdorimi i dizajnit të përshtatshëm
– Krijimi i në linje logjike mes materialeve të përzgjedhura

Profili i Konsulentit
Edukimi, Kualifikimi
– Diplomë Universitare tek Shkencat Sociale (Psikologji, Punë Sociale, Sociologji )

Eksperienca të mëparshme
Eksperienca të mëparshme në fushën e prindërimit pozitiv