Gratë dhe fëmijët në programet e kandidateve për kryetar bashkie në Shkodër

Gratë dhe fëmijët në programet e kandidateve për kryetar bashkie në Shkodër

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania), organizoi forumin e kandidateve për kryetar bashkie në Shkodër, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi si pjesë e projektit të financuar nga Komisioni i Demokracise së Ambasadës Amerikane. Forumi po u jep kandidateve një mundësi për të diskutuar programet e tyre, dhe prioritetet që janë specifike për çështjet e grave dhe fëmijëve. Në këtë forum mori pjesë edhe Ambasadori Donald Lu. Ambasadori Donald Lu tha se “qytetarët duhet t’u kërkojnë llogari zyrtarëve që kanë zgjedhur. Ne besojmë se shqiptarët duan të flasin seriozisht mbi tema serioze – jo vetëm retorikë politike.” Ambasadori foli gjithashtu edhe mbi përpjekjet për dekriminalizimin në Shqipëri: “Votuesit duhet të kërkojnë që personat me të kaluar kriminale nuk duhet të kenë të ardhme në politikë.”