Partneritete lokale kundër HIV-it

Partneritete lokale kundër HIV-it

YWCA me mbështetjen e UNAIDS është duke zbatuar projektin e titulluar: “Krijimi i partneriteteve dhe mekanizmave ndërmjet OJF në nivel lokal/rajonal për të kontribuar tek politikat lokale përsa i përket HIV dhe ndërhyrjeve të ngjashme”.
Ky projekt po zhvillohet në 3 bashki: Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.
Në këtë kuadër gjatë muajit maj po zhvillohen takimet e para me pjesëmarrje të aktorëve lokalë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile për të prezantuar projektin më konkretisht, si dhe për të hedhur hapat e parë të krijimit të rrjetit.