“Çdo fëmijë rom në kopsht” – një nga nismat më të suksesshme të YWCA dhe UNICEF.

“Çdo fëmijë rom në kopsht” – një nga nismat më të suksesshme të YWCA dhe UNICEF.

Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA), Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, që në Tetor 2013 po zbatojnë nismën “Çdo fëmijë rom në kopsht”. Zbatimi i kësaj nisme në çdo qark dhe rajon të vendit, ndër të tjera, ka mundësuar përfshirjen e shumë fëmijëve rom në kopsht, e cila pavarësisht sfidave dhe problemeve të hasura në terren, rezultoi që në fund të vitit shkollor 2013-2014 dhe fillimi i vitit shkollor 2014-2015, të kemi në total 981 fëmijë rom në kopsht nga 12461, ose 79% e fëmijë rom në nivel kombëtar. Si rezultat i zbatimit të nismës “Çdo fëmijë rom në kopsht”, numri i fëmijëve rom në kopsht, në nivel kombëtar, është rritur me 409 fëmijë të regjistruar në kopsht ose 33% më shumë.
Suksese të tjera të arritura nga zbatimi i kësaj nisme në vitin e parë të tij (Tetor 2013 – Tetor 2014), janë dhe 184 fëmijë Rom të vaksinuar, 44 fëmijë të regjistruar në Gjendjen Civile dhe 74 fëmijë (të moshave të ndryshme) të regjistruar në arsimin e detyruar, në nivel kombëtar. I gjithë ky proçes i përfshirjes së fëmijëve rom në kopsht, pati një vëmendje të vecantë dhe tek komuniteti i prindërve. Gjatë zbatimit të nismës “Çdo fëmijë rom në kopsht”, në vitin e parë të saj janë kontaktuar dhe biseduar me 2,162 prindër të fëmijëve të komuniteti rom në lidhje me rëndësinë dhe vëmendjen përkushtuar fëmijëve gjatë zhvillimit të hershëm të tyre.