Formë aplikimi për marrjen e këshillimit psikologjik

Ky format aplikimi është konfidencial dhe ka si qëllim të mbledhë informacionin e nevojshëm për zhvillimin e seancave të këshillimit me profesionistë të fushës.

Çdo grua apo vajzë e cila është diagnostikuar me kancer në gji, ose që është duke marrë trajtim parandalues për shkak të mundësisë së prekjes nga kjo sëmundje, mund të përfitojë nga ky shërbim falas.

Aplikimi mund të dërgohet nëpërmjet email-it ose të plotësohet gjatë bisedës telefonike me personin e autorizuar nga stafi i YWCA.