“Ambulanca e shpresës” dhe YWCA në ndihmë të grave dhe vajzave në nevojë.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, përgjatë gjithë muajit tetor, u vendos në dispozicion të grave prej shtresave më të varfra “Ambulanca e shpresës”, me kontributin e Spitalit Hygeia. Ambulanca me mjekët e këtij spitali ofruan vizitë mjekësore të gjirit dhe mamografi falas për gra dhe vajza në zona të ndryshme të Tiranës si: Kamëz, Bregu i Lumit, Shkolla Bajram Curri, Paskuqan, Babrru, Shkozë, Fshati SOS, Laprakë etj. Përveç kësaj, vullnetaret e YWCA of Albania shpërndanë broshura e fletëpalosje, ku gratë morën informacion mbi mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit.