NDËRHYRJE PËR SJELLJE POZITIVE – UDHËZUES PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT
Manuali “Ndërhyrjet për Sjellje Pozitive” është hartuar në kuadër të projektit “Shkolla ime është një vend i sigurtë”. Ky është një udhëzues shumë i rëndësishëm që ndihmon në:
- – Kuptimin e Ndërhyrjeve për Sjellje Pozitive.
 - – Eksplorimin e rëndësisë së NSP në shkollë.
 - – Mënyrën e angazhimit të nxënësve me qëllim rritjen e shfaqjes së sjelljeve pozitive.
 - – Orientimin e prindërve drejt teknikave pozitive të sjelljes.
 - – Ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e bashkëpunimit me shkollën.
 - – Përshkrimin e rolit të prindërve në nxitjen e sjelljeve pozitive.
 - – Të kuptuarit e konceptit të disipinës pozitive.
 
Misioni i YWCA
Vizioni i YWCA
Vizioni i shoqatës është krijimi i një shoqërie, ku mbizotëron paqja, drejtësia, liria, dinjiteti njerëzor, shëndeti dhe kujdesi për mjedisin, nëpërmjet lëvizjes, angazhimit aktiv dhe udhëheqjes së grave e të vajzave.
YWCA of Albania
Vlerat
- – Respekti ndaj vetes dhe të tjerëve
 - – Solidariteti dhe përkrahja
 - – Vullnetarizmi
 

PRINDËRIMI POZITIV
“Prindërimi pozitiv, si ta aplikoni atë”, Këshilla për prindërit, u realizua
në kuadrin e bashkëpunimit të YWCA of Albania me UNICEF-in. Kjo broshurë prezanton:
– qasjet kryesore të disiplinimit pozitiv
– teknikat e komunikimit dhe ndërveprimit midis prindit dhe fëmijës
– impaktin e prindërimit pozitiv tek zhvillimi i fëmijës





